E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Krasniqi: U bë një javë që i kam dërguar letër, Albin Kurti po ikë nga përgjegjësitë

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë që kanë karshi nevojave të qytetarëve në këtë periudhë tragjike “të shkaktuar nga keqmenaxhimi i pandemisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se mos përgjigja e Kurtit ndaj letrës së dërguar 1 javë më parë ku i ka shprehur nevojën e bashkimit të spektrit politik për luftën ndaj pandemisë, sipas tij tregon se kryeministri po ikë nga përgjegjësisia, nga qytetarët dhe nga pacientët.

U bë tash e një javë prej se i kam dërguar letër Kryeministrit Albin Kurti, për të ngritur shqetësimet si opozitë rreth gjendjes së krijuar me pandeminë në vendin tonë. Që nga ajo ditë, bilanci ka qenë tragjik për 207 familje që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa janë evidentuar 9.914 raste të reja me Covid-19, nga numri total aktual prej 24.484 rastesh aktive në nivel vendi

tha Krasniqi

Sipas tij, Kurti nuk u bë i gjallë as në letra, as në Qeveri e as pranë qytetarëve të vendit.

Megjithatë, Kryeministri Kurti nuk u bë i gjallë. As në letra, as në terren. As në Qeveri, as pranë qytetarëve, as pranë pacientëve. Ne e dimë që nuk jemi atraktivë për të, sepse postulatet ideologjike e seminarike nuk mund t’i shesë në PDK. Megjithatë, kemi besuar se ka aq integritet e përgjegjësi politike sa për ta bërë prioritet themelor trajtimin e gjendjes me pandeminë

ka shkruar Krasniqi

I pari i PDK-së thotë se “Kurti do të duhej ta linte anash disponimin e keq elektoral me të cilin përballet, e të fokusohej në përgjegjësitë qeverisëse”.

Por, ky dezertim nga përgjegjësia po u kushton qytetarëve të Republikës së Kosovës, për çfarë ne nuk mund të rrimë indiferentë. Një Kryeministër i përgjegjshëm do të duhej ta linte anash disponimin e keq elektoral me të cilin përballet, e të fokusohej në përgjegjësitë qeverisëse, sepse qytetarët kanë nevojë sot më shumë se kurrë që të mbështeten në institucionet e tyre. Unë besoj që duhet të bëhemi bashkë përtej pushtetit, përballë këtij rreziku që po merr dhjetëra jetë njerëzish për çdo ditë. Tash dhe menjëherë.

ka përfunduar Krasniqi

Artikuj të ngjashëm