E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Krasniqi takohet me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica”

- Advertisment -spot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, pa dallime etnike e partiake, për të garuar të bashkuar e pa flamuj partiak në Mitrovicë të Veriut, është shembull i jashtëzakonshëm i unitetit karshi nevojave të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi në selinë e PDK-së me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare ” Mitrovica” me të cilët ka biseduar për përgatitjet e deri tashme që kanë bërë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjatë diskutimit të përbashkët me Erden Atiq, kandidat për kryetar komune që vjen nga LVV, Skender Sadiku, bartës i listës nga shoqëria civile dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Florent Azemi nga PDK, Petrit Miftari nga shoqëria civile, Nedzat Ugljanin nga VAKAT dhe Betim Osmani nga AKR, diskutuam për sfidat me të cilat po ballafaqohen dhe nevojën e bashkëpunimit të tyre për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në këtë komunë.

ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë se vota e qytetarëve të Mitrovicës së Veriut për këtë listë të përbashkët, është votë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë atje.

Është votë që qytetarët e veriut të vendit të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet

ka dekalruar ai

Artikuj të ngjashëm