E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Kosova zgjeron listën e aseteve në listën e mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore

- Advertisment -spot_img

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku njoftoi se lista e Trashëgimisë Kultuore është pasuruar edhe me 17 asete shtesë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Çeku tha se pjesë e listës do të jenë edhe instrumentet frymore të artistit të ndjerë, Shaqir Hoti.

Ai tha se po punohet që edhe më tej të zgjerohet lista e Trashëgimisë Kulturore, në mesin e tyre Burgu i Gurrakocit në Istog, Kino Rinia dhe Teatri Dodona në Prishtinë, Shtëpia e vjetër (ish stacioni Policor) në Podujevë, Shkolla Emin Duraku në Prizren, Shkolla Gjon Serreçi në Ferizaj.

Ky është njoftimi i plotë i Hajrullah Çekut:

Kosova përfshin në listë të mbrojtjes një thesar të pasur shumëstresor historik e kulturor.

Nga vendbanimet parahistorike, në monumente mesjetare e ndërtime vernakulare, e ato të periudhës më të vonshme që ndërlidhen ngushtë me kujtesën kolektive, deri te pasuria unike e krijimtarisë së instrumenteve frymore të artistit të ndjerë Shaqir Hoti. Në mesin e tyre Burgu i Gurrakocit në Istog, Kino Rinia dhe Teatri Dodona në Prishtinë, Shtëpia e vjetër (ish stacioni Policor) në Podujevë, Shkolla Emin Duraku në Prizren, Shkolla Gjon Serreçi në Ferizaj.

Lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme pasurohet me 17 asete shtesë. Ky proces kompleks e dinamik, në vijim do të plotësohet me aprovim të legjislacionit sekondar përkates, i cili do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore sipas standardeve dhe parimeve ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm