E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kopshti i fëmijëve “Pëllumbat e Paqes” në Pejë kundër festimit të “Halloween”

- Advertisment -spot_img

Çerdhja më e madhe publike në Pejë, “Pëllumbat e Paqes” ka dalë kundër festimit të “Halloween” (Nata e Shtrigave).

Duam t’i edukojmë fëmijët me të bukurën dhe të gëzueshmen jo me shëmtimin dhe frikën! Kjo ditë me subjekt vdekjen, me të gjitha inskenimet dhe aksesorët, është një shembull shumë i keq për fëmijët, prej të cilëve pritet t’a shikojnë jetën me ngjyra të ndritshme, me gjëra të gëzuara dhe me njerëz me pamje të bukur dhe sigurisht t’a gëzojnë ate sa më bukur që është e mundur!

thuhet në një qëndrim në faqen e kopshtit në Facebook, transmeton Observeri.

“Prandaj secili është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij, të festojë apo jo Halloëeen-in. Por kujdes për mesazhin dhe modelin që i afroni fëmijëve”.

Më tej theksohet se ata duan fëmijëve t’u ofrojnë dashuri,gëzim e hare e jo trishtim e frikë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm