E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Konjufca pret në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë: Jemi një komb e dy shtete

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, më të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë e Shqipëri, si dhe për mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Kuvendit, të dy homologët ndanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me nevojën e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve, në funksion të realizimit sa më të plotë të funksioneve kushtetuese të tyre dhe agjendave të përbashkëta integruese.

Konjufca u shpreh i nderuar të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, në vizitën e saj të parë zyrtare jashtë shtetit dhe vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, duke e konsideruar Kuvendin e Kosovës shtëpi të saj.

Konjufca tha se marrëdhëniet midis dy vende nuk mund të konsiderohen vetëm marrëdhënie miqësie e partneriteti, por vëllazërore.

Ai vlerësoi lart mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën ndër vite dhe dekada, si në aspiratën për çlirim, ashtu edhe në arritjen e pavarësisë, konsolidimin e institucioneve demokratike, si dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj.

Ne vazhdimisht kemi pasur marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë dhe ato diktohen për shkak të një fakti të qartë dhe të thjeshtë, për të cilin është i vetëdijshëm çdo qytetar i Kosovës dhe Shqipërisë. E ky është fakti që jemi një komb, i cili jeton sot në dy shtete por edhe përtej tyre

ka thene Konjufca

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm