E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Konjufca: Jemi ndër vendet e para në rajon sa i përket transparencës së Kuvendit

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik.

Konjufca këto komente i bëri në takim me organizatat partnere të Kuvendit.

Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror

tha Konjufca.

Kryeparlamentari u zotua se takime si këto do të mbahen sa më shpesh.

Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon. Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash

tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm