E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

KFOR-i aktivizon rezervistët afër Gjakovës

- Advertisment -spot_img

Shumë prej forcave rezervë të KFOR-it, mision paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), nuk janë angazhuar kurrë në Kosovë. Të dielën e 5 shtatorit, ato kanë pasur mundësinë të ambientohen me vendin, teksa i janë nënshtruar një ushtrimi përgatitor, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

1. Ushtarët britanikë të NATO-s, të angazhuar në kuadër të KFOR-it, duke bërë stërvitje për menaxhimin e turmave dhe të trazirave, afër qytetit të Gjakovës.
2. Ushtarët britanikë të NATO-s duke bërë ushtrime në një fushë të kapluar nga gazi lotsjellës, gjatë stërvitjeve afër Gjakovës
3.
Një kordon i ushtarëve italianë të NATO-s duke u stërvitur në Kosovë.
4. Ushtarët britanikë të NATO-s duke bërë ushtrime, teksa prapa tyre qëndronte në ajër një helikopter.
5. Një ushtar i NATO-s duke vrapuar bashkë me një qen ushtarak, teksa merrnin pjesë në një ushtrim rutinor në mbështetje të KFOR-it në Kosovë.

Foto nga Armend Nimani AFP

Artikuj të ngjashëm