E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Mësimi të nis më 27 shtator, shtyrja e mëtejme e papranueshme

- Advertisment -spot_img

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës kanë reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se IKSHPK-ja ka rekomanduar që të vazhdohet me masat për institucionet arsimore.

Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka thënë se ky rekomandim është në kundërshtim të plotë me Udhëzuesin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2021-2022.

Nëse vazhdohet me këso vendimesh joserioze të shtyhet fillimi i procesit mësimor, si dhe të kushtëzohet fillimi i tij me skenarë të shpikur pa nevojë, ne si Këshill i Prindërve në Prishtinë do të shqyrtojmë seriozisht opsionin që të pezullojmë angazhimin e prindërve nëpër shkollat e Prishtinës, si në Këshilla Drejtues ashtu edhe në Task Forcat e shkollave. Nuk përjashtohet edhe thirrja për bojkotim të mbledhjeve të prindërve nëpër klasa

thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Artikuj të ngjashëm