E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Kërkesa për shkurtim të fushatës zgjedhore, Presidenca: Për këtë vendos KQZ-ja

- Advertisment -spot_img

Gjendja e rënduar me pandeminë COVID-19, bëri që disa parti politike të kërkojnë që fushata zgjedhore të shkurtohet. Përveç shkurtimit të fushatës zgjedhore u dha edhe ideja për shtyrje të zgjedhjeve lokale.

Ishte fillimisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili javën e kaluar përmes një letre drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, atij të PDK-së Memli Krasniqit, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 10 ditë.

Pas kësaj kërkese është përgjigjur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se fushata zgjedhore duhet të shkurtohet jo në 10 ditë por në 5 ditë. E kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se të gjithë duhet ta kemi prioritet mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe se duhet të bisedohet për shkurtim të fushatës zgjedhore.

Një përgjigje për këtë ende nuk e ka dhënë kryetari i LVV-së njëherit edhe kryeministri, Albin Kurti. Për këtë kërkesë të partive politike për shkurtim të fushatës zgjedhore, kanë folur edhe nga zyrja e Presidentes, Vjosa Osmani.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, ka thënë për Telegrafin se kohëzgjatja e fushatës zgjedhore është përgjegjësi e KQZ-së. Ai ka thënë se për një gjë të tillë nuk mund të vendos presidentja.

Presidentja nuk vendos për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore. Kjo është përgjegjësi e Komisionit Qendror Zgjedhor.

ka thënë Kupina.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor./Observeri/

Artikuj të ngjashëm