E martë, 27 Shtator, 2022
spot_img

Jasharaj i shqetësuar për shtyrjen e procesit mësimor në nivelet parauniversitare

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse viti i ri shkollor do të nis më 13 shtator, ditë e hënë.

Jasharaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se Qeveria duhet të merr vendimet me kohë, duke shtuar se mësimdhënësit dhe prindërit duhet të jenë të përgatitur nëse procesi mësimor do të fillojë të hënën.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se në takimet e fundit që kanë pasur me MASHTI-n dhe drejtoritë e drejtorive arsimor, janë dakorduar që fillimi i vitit të ri shkollor të nis më 13 shtator.

Nëse bazohemi në takimet e fundit që kemi pasur me MASHT, ku ishte edhe ministrja Arbërie Nagavci, dhe gjithë drejtorët e drejtorive arsimore, përfaqësuesit e prindërve dhe unë si përfaqësues i SBASHK-ut, bashkë me stafin tjetër tonin, atje të gjithë janë deklaruar se janë të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor, duke e përmendur datën që është zyrtare 13 shtator, mirëpo nuk ishte takim ku do të merrej një vendim i prerë. Ajo që e kemi parë në media nga deklaratat e ministres Nagvaci lë të kuptohet se do të ketë shtyrje të reja, ngase thuhet se masat do të vazhdojnë.

theksoi ai

Jasharaj tha se do të jetë problem nëse shtyhet viti i ri shkollor.

Ky do të jetë problem shtesë nëse shtyhet mësimi, ngase pyetja e parë bie se si do të zëvendësohen gjithë këto ditë, ngase sot Qeveria do të dalë me një vendim të prerë, unë po e them atë që e kam obligim, punëtorët e arsimit jo vetëm tani por edhe para 1 shtatori kanë shprehur gatishmërinë të ia nisin mësimin.

pohoi ai

Lexo edhe: Masat e reja anti-COVID që pritet të hyjnë në fuqi nga 13 shtatori

Artikuj të ngjashëm