Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Humolli ka treguar se si e kujton Albin Kurtin gjatë luftës në Kosovë.
Ai u shpreh se Albin Kurti ka qenë i rrezikuar në Prishtinë dhe gjithmonë ka pasur telashe, shkruan Observeri.
Unë kam qenë i rrezikuar sa kam qenë ilegal, dmth ma i rrezikuar isha në atë periudhë se a me dal ilegal a jo. Në momentin kur dola me armë më skam qenë kurrë i rrezikum as nuk kom pas telashe. Albin Kurti ka pas telashe gjithmonë në Prishtinë. Adem Demaçi ka qenë i mbrojtur prej autoritetit, kurse krejt të tjerët shumë të rrezikum. Njerëzit kanë qenë të rrezikuar gjithandej, Albin Kurti ka qenë një student i ri që sigurisht nuk e ka pas atë peshën që e ka sot. Me Ademin me shku nuk ka qenë e lehtë
tha ai në ATV

/Observeri/