Bastionin e vet të dy dekadave atë të Podujevës, Isa Mustafa beson që LDK-ja e rikthen, nëse në zgjedhje shkon e bashkuar. Përgjithësisht në zgjedhjet lokale, Mustafa pret rezultat të mirë të LDK-së, që tash udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Në zgjedhjet e fundit të rregullta lokale, LDK-ja e kishte fituar edhe njëherë Podujevën. Por, qyteti shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, kur Agim Veliu zgjodhi ta lë komunën për post ministror. Zgjedhjet më pas i fitoi Vetëvendosje pa balotazh me 52.2%.
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar se nëse LDK-ja bëhet bashkë në Podujevë atëherë kjo komunë do t’i rikthehej fuqishëm kësaj partie.
Fitorja në Podujevë varet nga lidershipi i LDK-së. Nëse krijohet unitet dhe përfshirje e të gjitha forcave relevante të LDK-së atje, fitorja duhet të jetë e jona
ka thënë Mustafa
Meqë në zgjedhjet e fundit LDK-ja ka fituar numrin më të madh të komunave, Mustafa këtë e sheh si përparësi.
Në zgjedhjet e fundit, LDK ka fituar numrin më të madh të komunave dhe ka qenë e para, larg PDK-së dhe VV-së me vota për kryetarë të komunave. Ka pasur performancë të mirë të qeverisjes në këtë mandat, prandaj nëse vlerësohet performanca, jo propaganda dhe populizmi, do duhej të jetë e para me numrin e komunave.
ka deklaruara ai