E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Iniciohet rast ndaj Bekim Haxhiut për gjuhë kërcënuese në Skenderaj

- Advertisment -spot_img

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë një tubimi me qytetarë të Skënderajt, ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe frikësuese duke ua bërë me dije të gjithë pjesëmarrësve se secila votë prej secilës shtëpi do të monitorohet.

Në videon e siguruar nga KOHA dëgjohet Haxhiu teksa u drejtohet qytetarëve me fjalët se “secila shtëpi ka me u ditë për kënd ka votuar në këto zgjedhje”.

Ju thashë në katund temin, e po ju them edhe juve këtu. Këto zgjedhje kanë me u mbajt mend edhe në histori. Kanë me u regjistru edhe në KQZ. Me katund, me bashkësi lokale kush me kënd u kanë. Vallahi me shpi ka me u ditë. Kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin e kush kundër tyre u kanë

dëgjohet teksa flet Haxhiu.

Në lidhje me këtë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është iniciuar një rast ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për gjuhë kërcënuese e frikësuese në një tubim të Bekim Jasharit në Skenderaj në fushatën për zgjedhjet lokale të tetorit.

Haxhiu po e përkrah Jasharin si kandidat të pavarur, edhe pse Partia Demokratike e Kosovës po garon me Fadil Nurën. KOHA ka kontaktuar me Haxhiun, por ai ka thënë se për herë të parë po dëgjon se ndaj tij mund të jetë iniciuar rast për gjuhë kërcënuese. Madje pretendimet për gjuhë kërcënuese i ka cilësuar manipulime.

Prej jush po dëgjoj për këtë. Unë s’kam informacion. Është e drejtë e secilit ta përkrahë atë që do. Më duhet të them që dihet nga fillimi se kush e përkrah Bekim Jasharin. Aty s’ka pasur kurrfarë kërcënimi, janë manipulime të mediave. Kanë prerë fjali të caktuara për t’u dukur ashtu. Kjo është normale, secili e përkrah atë që do dhe nuk shoh diçka si problematike në këtë punë. KQZ-ja në fund i jep detajet se kush kë e ka votuar, kjo është normale. Unë jam duke bërë fushatë

ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor.

Artikuj të ngjashëm