E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Hoti: Asnjëherë nuk kemi pasur dilema për bashkëpunim me SHBA-të

- Advertisment -spot_img

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, vlerëson se janë dëm i madh dilemat se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.

Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz. Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

ka thene Hoti

Hoti ka përmendur qeverisjen e tij duke thënë se asnjëherë nuk kanë pasur dilema për bashkëpunimin me SHBA

Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për t’u përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut. As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.

ka thene ai.

Hoti theksoi se në vend se të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.

Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë. Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.

shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm