E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Haskuka: Krimi urbanistik në Prizren filloi në kohën e LDK-së, u zhvillua nga PDK-ja dhe u ndal nga VV-ja

- Advertisment -spot_img

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat me Lëvizjen Vetëvendosje për Prizrenin, Mytaher Haskuka, vlerëson se shumicën e premtimeve që ka bërë janë realizuar teksa në mandatin tjetër duhet bërë edhe më shumë punë.

Ai ka treguar për 5 objektivat e ardhshme të cilat do të synoj ti realizoj gjatë mandatit të tij të dytë.

Gjatë këtij mandati kemi kry shumicën e premtimeve që i kemi bërë, tani është koha të bëjmë edhe më shumë. Në këtë aspekt ne i kemi pesë objektiva kryesore fillimisht të bëjmë Prizrenin kryeqytet të prodhimit dhe zhvillimit, shpallja e Prizrenit si zonë ekonomike – këtu janë disa procedura ligjore të cilat fatkeqësisht për shkak të asamblesë komunale nuk është përfunduar, krijimi i zyrës për koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, ndërtimi i infrastrukturës në zonën e industrisë së lehtë – ku këtu kemi hapur rrugës sipas planeve urbanistike dhe tash duhet të rregullohet edhe infrastruktura. Prizreni duhet të ketë një ndërmarrje publike-komunale si komuna e dytë më e madhja në Kosovë, do të përfundojmë unazën e brendshme të qytetit, krijimin e një tregu të gjelbër modern e shumë pika tjera të plan-programit

ka thene ai.

Haskuka teksa ka folur për planin urbanistik për Prizreni në “Edicionin Zgjedhor” deklaroi se krimi urbanistik në komunë filloi gjatë qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosoës, u

“Ne jemi marrë me mbi tre mijë e 200 lëndë nëpër gjykata pikërisht për shkak të qeverisjes së LDK-së dhe PDK-së duke dhënë leje ndërtimi pa vend. Kur e kemi marrë qeverisjen na kanë blloku – por krimi urbanistik ka filluar në kohën e LDK-së ka vazhdu në kohën e PDK-së dhe është ndalë në kohën tonë”.

Ne i kemi 18 raste, disa raste kanë filluar në kohën e LDK-së, disa në kohën e PDK-së ku i kemi paditur për hekurudhat për shkak të shkeljeve që janë bërë në pronat e hekurudhave me lejën që kanë filluar kur qeveriste LDK-ja pastaj kanë vazhduar në kohën e PDK-së ndërsa neve [VV] na ka rënë barra që me u blloku procedura e tutje

deklaroi Haskuka.

Artikuj të ngjashëm