E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në konvikte dhe mensë

- Advertisment -spot_img

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2021/2022.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 13.09.2021 deri më datën 19.09.2021.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë vit të pranojë rreth 4000 studentë.

Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Të gjithë studentët e pranuar, gjatë vendosjes në konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës së vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studentët e pa vaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe do të i’u kërkohet periodikisht ky test.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)./Observeri/

Artikuj të ngjashëm