E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Gastronomët kërkojnë nga Qeveria lirimin e masave – paralajmërojnë edhe protesta

- Advertisment -spot_img

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka mbajtur takim me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave anti-COVID.

Sipas njoftimit, gastronomet kanë kërkuar që deri të premten të lirohen masat kundër COVID-19, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.

Bashkërisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani

thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se aktualisht, gjendja e sektorit të gastronomisë është shqetësuese dhe sipas tyre edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë.

Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë

thuhet në fund.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, gastronomia vazhdojnë të punojnë deri në ora 21:30, ndërsa lejohet 70 përqind në hapsirat e jashtme dhe 50% në hapsirat e mbyllura.

Ndërkaq ora policore vazhdon nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Artikuj të ngjashëm