E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Dita ndërkombëtare e vajzave, Kurti: E drejta për arsimim është e pa negociueshme

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, e cila sivjet shënohet me sloganin ” Brezi digjital, brezi ynë” ka thënë se e drejta e vajzave për arsimim, vecanërisht në shkencë, teknologji, ingjinieri dhe matematikë është e panegociueshme.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se vajzat në Kosovë duhet të gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

Kryeministri tutje ka thënë se nëpërmjet 1000 bursave studentore do të ofrojmë mbështetje financiare për 1000 vajza studente në fushat e STEM në Kosovë.

Progresi teknologjik dhe mbarëshoqëror është i lidhur ngushtë me dijen. E drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas.
E drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme.
Nëpërmjet 1000 bursave studentore do të ofrojmë mbështetje financiare për 1000 vajza studente në fushat e STEM në Kosovë. Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor.
Më shumë detaje rreth thirrjes mund të gjenden në faqen e MAShTI.
Le ta mbështesim potencialin e larmishëm dhe të pakufishëm të secilës vajzë.

ka shkruar Kurti ne Facebook.

Artikuj të ngjashëm