E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dërgohet kontingjenti i FSK-së në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021

- Advertisment -spot_img

Me vendim të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, eshte dërguar një kontigjent i FSK-së në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021, “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21).

Kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, i cili shkruan si në vijim:

Ndjehem i nderuar që mora vendim për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021, “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë, të rëndësishme në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene.

Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere.

Forca djema, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë!

Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!

Artikuj të ngjashëm