E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Deputeti i VV-së Agusholli fton shtetin të merret me fenomenin e fajdes në Pejë

- Advertisment -spot_img

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Gramos Agusholli në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka folur për dukurinë e fajdes në vendin tonë, veçanërisht në Pejë, gjatë kohëve të fundit.

Deputeti Agusholli, ka ftuar organet shtetërore të vendit të merren me këtë problematikë.

Janë të rënda, të brishta dhe brengosëse të dhënat në të cilat paraqitet fati i qytetarëve, viktima të drejpërdrejta nga fenomeni i fajdeve… Vetëm gjatë muajit të fundit, gjithnjë sipas dyshimeve fillestare, dy të rinjë nga qyteti i Pejës, bashkëqytetarë të mi, i dhanë fund jetës, për shkak se kishin rënë viktimë e skemave të dnryshme të fajdeve… Organet tona kompetente kanë përgjegjësi ligjore që ti qasen në mënyrë më serioze kësaj veprimtarie kriminale, duke ndjekur dhe ndëshkuar ligjërisht personat përgjegjës dhe në anën tjetër tu ofrojnë ndihmë dhe mbështetje qytetarëve që janë drejtpërdrejt të rrezikuar nga ky fenomen i fajdeve. Në këtë rast, ne, Deputetët e Kuvendit ofrojmë përkrahje për organet dhe institucionet e zbatimit të ligjit dhe zbatuesit e rendit publik.

tha Deputeti Gramos Agusholli.

Ndryshe, fjalimi i sotëm e deputetit Agusholli, është prej atyre më konkret në nivel vendi, rreth kësaj problematike. Gramos Agusholli vie nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e cila drejton qeverinë e Kosovës dhe mesazhi i tij, pritet ti vëjë në lëvizje organet e rendit dhe drejtësisë, për veprim më konkret ndaj këtij fenomeni.

Artikuj të ngjashëm