E martë, 27 Shtator, 2022
spot_img

Deputetët kthehen nga pushimet, Kuvendi nis punën të hënën

- Advertisment -spot_img

Kuvendi i Kosovës të hënën do të nis sesionin vjeshtor të punëve. Kuvendi ka njoftuar se të hënën më 13 shtator, do të mbahet mbledhja e Kryesisë.

Mbledhja është thirrur të nisë në ora 13:00.

Në mbledhje pritet të caktohet seanca e ardhshme, duke zyrtarizuar kështu nisjen e sesionit vjeshtor pas pushimit gjatë verës.

Kryesia do të shqyrtojë shumë pika të cilat kanë mbetur nga sesioni pranveror i punës së legjislativit.

Kuvendi kishte shkuar në pushim më 12 gusht të këtij viti.

 Rendi i plotë i ditës​ i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik

     dhe 6 gusht 2021:

  1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  3. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 12 gusht 2021:

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.
  1. Përgatitjet për Seancë plenare:
  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalitve nga seancaat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. ​
  7. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lexo edhe: Një muaj paraburgim për Astrit Ademaj -Prokuroria jep detaje se si ka ndodhur ngjarja

Artikuj të ngjashëm