E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Dënimi për falsifikuesit e testeve PCR nga 1 deri në 8 vite burg

- Advertisment -spot_img

Raste të shumta të falsifikimit të testeve të coronavirusit janë kapur nga policia ditëve të fundit.

Për këto falsifikime ka shkruar edhe media zvicerane Blick, e cila thotë se pos Kosovës edhe në vende tjera të Ballkanit po falsifikohen testet PCR.

Sipas këtij mediumi, kjo mund të jetë ndër arsyet e ndalimit të Albafestivalit në Zvicër.

Falsifikimi I këtyre testeve konsiderohet vepër penale në Kosovë.

Juristi Anton Nrecaj thotë se dënimi për këtë lloj të veprës penale shkon nga 1 deri në tetë vite burg.

Dënimi mund të jetë nga një në katër, pesë apo tetë vite burg. Ky dënim varion se si klasifikohet kjo vepër penale e falsifikimit.

ka thene Nrecaj

Sipas Nrecajt mbi falsifikuesit mund të rëndojnë edhe vepra tjera penale.

“Ka rezultuar që një pjesë e madhe e qytetarëve tonë kanë shkuar në vendet tjera dhe më pas kanë rezultuar pozitiv në coronavirus. Kodi penal e parasheh se nëse dikush qëllimisht shpërndan sëmundje që mund të dëmtojnë shëndetin e të tjerëve, kjo është vepër tjetër penale”.

ka thene ai

Në bazë të ligjeve në fuqi për këto vepra parashihen edhe dënime me gjobë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm