E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e deputetit

- Advertisment -spot_img

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Mitrovicë të Jugut, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Kuvendin e Kosovës.

Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit

ka thënë ai.

Ai ka shtuar se është duke pritur që të marrë postin e kryetarit të Komunës.

Hamza ka qenë kandidat për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit në Mitrovicën e Jugut.

Ai ka arritur të fitojë besimin e më shumë se 16 mijë qytetarëve duke fituar 53% të votave.

I njëjti ka lënë pas Agim Bahtirin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Armend Agollin nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm