E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Asnjë nëpunësi të Qeverisë nuk i lejohet hyrja pa certifikatën e vaksinimit

- Advertisment -spot_img

Që nga sot, asnjë nëpunësi nuk i lejohet hyrja në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës pa certifikatën e vaksinimit dhe testin anti-covid.

Kështu në çdo institucion publik, po kërkohet certifikata e vaksinimit të plotë ose ajo e një doze, nëse nuk ke dëshmi të vaksinimit, kërkohet testi RT-PCR negativ jo më i vjetër se shtatëdhjetë e dy orë, për të hyrë në vendin e punës, këto janë disa nga masat e reja të marra nga qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, tregon masat e reja për të gjithë punonjësit në kryeministri.

Ata që dëshirojnë të hyjnë në këtë ndërtesë duke përfshirë edhe ata vizitor iu kërkohet që të paraqesin njëren nga katër dëshmit të cilat janë në vendimin e qeverisë, ajo ma e zakonta është e vaksinimit kjo sepse shumica e nënpunësve në këtë ndërtesë janë të vaksinuar të paktën me një dozë por ka raste që janë evidentuar si dëshmi testi serologjik dhe ai antigjen.

tha Kryeziu

Kryeziu shtoi se nuk i është lejuar asnjë punonjësit të hyjë në ndërtesë nëse nuk kanë dhënë njërën nga dëshmitë e kërkuara sipas ligjit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm