Zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë mobilizuar partitë politike në vend, me fushata dhe tubime në secilën Komunë të Kosovës.
Ajo se cka vërehet kohët e fundit, është beteja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për të qeverisur me Komunën e Mitrovicës.
Ditë më parë, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, kishte thënë se kundërkadidati i tij nga LVV, Agim Bahtiri nuk e ka mbështetjen e aktivistëve të kësaj partie, meqë rast këta të fundit i’u kundër-përgjigjën Hamzës me një aksion ku pretendohej se brenda degës së LVV-së në Mitrovicë nuk ka kurfarë përqarje duke vënë në pah pankarta të aktivistëve me mbishkrimin “Agimi i Albinit, Bedriu i Hashimit”.
Megjithatë sot në mëngjes nëpër muret e një lagjeje të Mitrovicës e njohur si “Tavnik City”, u panë mbishkrime të ndryshme kundër Agim Bahtirit të LVV-së.
Në disa prej këtyre parullave shkruhej: “E duam Albinin, por jo Agimin”, “Tavniku me Albinin, kurrë me Agimin”, “E duam Vetëvendosjen, por të reformuar”.
Kjo pasi, siç mëson Observeri, është paralajmëruar një miting i Agim Bahtirit në shkollën fillore Migjeni.
Observeri ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryetari Bahtiri për këto mbishkrime, por se i njëjti nuk ka pasur qasje në telefon.