E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Aprovohet kërkesa e Asociacionit të Komunave: Më 18 tetor s’ka mësim në shkolla, por vetëm online

- Advertisment -spot_img

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të hënën më 18 tetor të mos ketë mësim, në ato shkolla ku do të mbahet procesi i votimit të dielën.

Bazuar në kërkesën e Asociacionit të komunave që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve lokale ku votimet mbahen në shkolla), të mos mbahet mësimi në shkolla, Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë vendim bazuar në këtë kërkesë.
Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkollat do të dezinfektohen dhe ajrosen

thuhet në njoftimin e AKK-së.

AKK njofton se në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht.

Një kërkesë të tillë Asociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësit nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19

thuhet në njoftim.

MASHTI ka njoftuar se komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.

Artikuj të ngjashëm