E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Aktakuzë ndaj 4 personave në Kllokot të dyshuar për blerje të votave

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve M.K., A.D., A.T. dhe Xh.B., për shkak të veprave penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.K. dhe A.D., më 16 tetor 2021, rreth orës 18:30 minuta në Kllokot, kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të votuesit-tani të pandehurit Xh.B., në këmbim të votave.

Në këtë mënyrë, të pandehurit M.K. dhe A.D., kanë kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri A.T., i ka dhënë para në shumë prej 200 euro të pandehurit Xh.B., me qëllim që i njëjti të siguronte 10 vota për kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit.

Me këto veprime, i pandehuri A.T., ka kryer veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, të KPRK-së.

Gjithashtu edhe i pandehuri Xh.B, akuzohet për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, pasi ka pranuar para në vlerë prej 200 euro nga i pandehuri A.T.

Artikuj të ngjashëm