E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

56 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në QKUK dhe në spitalet e tjera

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur që në QKUK dhe në klinikat e tjera ku trajtohen pacientët që janë me COVID-19, tretman mjekësor janë duke marrë 56 pacientë.

Në njoftim thuhet se prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 56 pacientë. Prej tyre, 27 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor

bën të ditur ShSKUK-ja.

Kurse në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 21 pacientë të cilët janë post-COVID-19, kurse në Mjekimin Intensiv është vetëm 1 pacientë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm