E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

447 raste aktive me koronavirus në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Të shtunën (30 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë bëhet e ditur se kjo shifër ka dalë pas testimit të 1.801 mostrave.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 9 pacientë ndërsa raste aktive janë 447.

Të shtunën nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja kanë vdekur 2.976 persona. Shifra bazohet në të dhënat zyrtare.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 720.000 qytetarë.

Gjithsej janë administruar mbi 1.5 milion vaksina./Observeri/

Artikuj të ngjashëm