E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

30 ditë paraburgim për djalin e kryetarit të Junikut, i dyshuar për dallavere me vota

- Advertisment -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.

Lajmin për gazetën Observeri e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh

tha Gashi.

Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Lexo edhe: Krimet e Rënda zbarkojnë në Junik pas arrestimit të Blerina Sallajt

Observeri nga burimet ka mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe: AAK-ja distancohet nga anëtarja e saj që u arrestua pasi u kap me fletëvotime të cilat do t’i niste në Gjermani

Artikuj të ngjashëm