E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Kosova shënon rënie të rasteve aktive me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Situata epidemiologjike në vend sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus është përmirësuar dukshëm në krahasim me javët e kaluara.

Sot Kosova shënon 15,835 raste aktive me COVID-19. Derisa në fillim të muajit shtator numri i rasteve aktive ishte mjaftë i lartë dhe raportohej për mbi 26 mijë raste aktive.

Numri i qytetarëve që po shërohen nga infektimi me koronavirus, është dukshëm më i lartë se i atyre që po rezultojnë pozitivë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 1.498 qytetarë, kurse pozitiv rezultuan 357 qytetarë nga 7.027 testime të kryera.

Ndërkohë vaksinimi masiv i qytetarëve po vazhdon cdo ditë edhe të dielave, me që rast në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm