E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kosova nënshkruan marrëveshje për hekurudhat me vendet e rajonit

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë ditës së sotme ka qëndruar në kryeqytetin serb, Beograd,

Sipas njoftimit të ministrisë, Aliu ka marrë pjesë në Samitin Hekurudhor në të cilin së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit ka nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor.

Ndërtimi i një rrjeti hekurudhor modern, të digjitalizuar e me lidhje të drejtpërdrejta midis qyteteve të mëdha në rajon, do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëzit dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor. Kjo u njoh si përparësia kryesore e përkushtimit ndaj hekurudhave që u nënshkrua sot nga ministrat përgjegjës të transportit në rajon, në Samitin Hekurudhor të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Beograd.

thuhet në njoftim

Tutje në njoftim, bëhet e ditur se ministri Aliu është  shprehur se është e domosdoshme që të krijohen linjat e reja hekurudhore dhe të rishikohen mundësitë e reja të korridoreve të transportit.

Nëse Durrësi, si një prej porteve më të vjetra, do të jetë pikë strategjike e port i rëndësishëm i rajonit, është e domosdoshme që ky port të lidhet me korridorin e 10-të përmes linjës së 7-të, që kalon përmes Prishtinës.

thuhet në njoftim

Ministri Aliu poashtu ka përmendur edhe investimet të cilat sipas tij do të bëhen perëndim -lindje.

Kemi në plan zhvillimin e linjave perëndim-lindje, që nënkupton kyçje me Malin e Zi dhe Republikën e Shqipërisë, por po ashtu edhe me Shkupin, e veçanërisht këtë linjë që dikur është shfrytëzuar për të deportuar njerëz, e tani do të shërbente për kalimin e lirë të mallrave dhe njerëzve pa dallim.

citohet të ketë thënë ministri Aliu në Beograd

Sipas Aliut, rivendosja e linjave direkte që lidhin rajonin dhe BE-në dhe rritja e digjitalizimit të sistemeve hekurudhore për të ndërlidhur e shkëmbyer të dhëna për transportin ndërkufitar të udhëtarëve dhe mallrave që rrisin sigurinë, janë hapa të rëndësishëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Më 14 shkurt të vitit 2020, Delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Artikuj të ngjashëm