E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Kosova nënshkruan marrëveshje në Slloveni

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje kundër katastrofave natyrore, marrëveshje kjo e nënshkruar në emër të dy qeverive, asaj të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshja përfshinë kushtet kornizë për bashkëpunim dhe përgatitje në parandalimin e katastrofave, ndihmën reciproke vullnetare në rast katastrofash tek pala tjetër dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit reciprok.

Siç njofton ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, me marrëveshjen e nënshkruar, bashkëpunimi mes dy shteteve do të bëhet në fusha të ndryshme.

Përveç mbrojtjes nga katastrofat dhe ndihmës për shpëtim dhe lehtësim nga katastrofat, marrëveshja parashikon bashkëpunimin në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe shkëmbimin e ekspertizës mbi mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit dhe të dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu në informimin e njëri-tjetrit mbi rreziqet e aksidenteve dhe pasojat e tyre./observeri/

Lexo edhe: Kosova largohet nga lista e Anglisë për vendet me rrezik nga COVID-19

Artikuj të ngjashëm