Ministri i Bujqësisë Faton Peci po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA.
Peci thotë se sot janë hedhur hapat e parë drejtë një bashkëpunimi Kosovë-SHBA në sektorin e bujqësisë.
Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam sot së bashku me Ann Marie VanderZanden, përfaqësuesen e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowas, hodhëm hapin e parë drejtë një bashkëpunimi të mirëfilltë me qëllim avancimin e sektorit të bujqësisë
ka shkruar Peci