E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Kosova fiton një rast në Arbitrazh, shpëtohen mbi 18 milionë euro

- Advertisment -spot_img

Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se e ka fituar kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë që kishte bërë një kompani kroate, shkruan Observeri.

Me fitimin e këtij rasti, i janë shpëtuar shtetit mbi 18 milionë euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18,121,690.17 milion Euro nga pala paditëse IMING d.o.o Strobec – Republika e Kroacisë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘’MIM Goleshi‘’ Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç ‘rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest, thuhet në njoftim.

AKP’ja ka bërë me dije se vendimin e Tribunalit e kanë pranuar sot, ku thuhet se kompania paditëse do t’ia paguajë Agjencisë edhe mbi 340 mijë euro, në emër të shpenzimeve procedurale.

Lexo edhe: Abazoviq thotë se mund ta përmbysë Qeverinë e Malit të Zi

Njoftimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm