E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Kosova e para në rajon për vaksinimin e qytetarëve ndaj COVID-19

- Advertisment -spot_img

Republika e Kosovës është e para në rajon me vaksinim të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë.

Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa të vaksinuar me dozën e parë janë gjithsej 806.209 qytetarë.

Artikuj të ngjashëm