E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Kosova dhe Serbia arrijnë dakordim në Bruksel për targat

- Advertisment -spot_img

I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar rreth temës së veriut.

Bislimi ka njoftuar se është arritur një marrëveshje në parim sa i përket targave.

“Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që ti largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati sot, mund të themi që është një marrëveshje.

u shpreh Bislimi në një lidhje direkte për RTK.

Bislimi ka thënë se sipas marrëveshjes, pritet që nga dita e hënë të vendosen stikersat në vend të targave, ndërsa do të caktohet një grup punues për të gjetur zgjidhje të përhershme rreth targave brenda gjashtë muajve. Po ashtu pritet largimi i barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak dhe që pastaj Njësia Speciale të zëvendësohet me KFOR-in në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Kemi pasur disa takime, të gjitha ishin bilaterale, me z. Lajçak, i cili pastaj ka ndërmjetësuar mes palëve. Qëllimi për ne ka qenë i qartë të arrijmë deeskalimin e të ruajmë reciprocitetin me targa. Deri tash kemi arritur te një draft final, që thuajse është dakorduar në tërësi. Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordimin final. Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendsohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare

ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se e vetmja pikë ku Serbia nuk ka dhënë pëlqimin, para se marrëveshja të quhet e finalizuar, ka të bëjë me veturat KM.

Ne kemi dakordim për të gjitha pikat. E vetmja pikë ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me veturat që kanë targa (KM – për Mitrovicën e Veriut), për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale

u shpreh Bislimi në një lidhje direkte për RTK.

Bislimi ka thënë se qëllim ka qenë trajtimi i barabartë dhe se targat kanë qenë mjet për të detyruar Serbinë të largojë procedurat ndaj qytetarëve të Kosovës.

Për Kosovën është me rëndësi të promovohet liria e lëvizjes, barrierat që kemi vendosë në ndërrimin e tabelave nuk ka qenë dëshirë e jona por ka qenë mjeti i vetëm me të cilin ne kemi tentuar të detyrojmë Serbinë të largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm