E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje, s’pajtohen për ‘Open Balkan’

- Advertisment -spot_img

11 marrëveshje janë miratuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të mbajtur në Shkup.

Infrastruktura, ekonomia, turizmi, inovacioni, kultura dhe diaspora ishin temat kryesore të marrëveshjeve mes dy vendeve. Projekti madhor që po inicohet është rruga Tetovë-Prizren.

Tema që ngjalli interes edhe për gazetarët ishte nisma “Open Balkan”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se vendi që ai drejton është i orinetuar drejt perëndimit. Por shtoi se ky fakt nuk e zbeh bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut

Jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian, pra BE është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë, andaj edhe si Republikë e Kosovës ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian e të cilat janë nga BE. Nga marrëveshjet që i kemi nënshkruar asnjëra prej tyre nuk do të mund të cenohet në zbatim pavarësisht ndonjë dallimi që mund ta kemi.

tha kryeministri Kurti

Edhe për Zoran Zaev qëndrimet e ndryshme nuk ndikojnë në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me çështjen Ballkani i Hapur, ne si kryeministra kemi mendime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që të bashkëpunojmë në mënyrë të shkëlqyeshme. Për mua vërtetë është historike kjo mbledhje e parë mes dy qeverive. Unë vetëm do të them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

tha ai.

Këto janë marrëveshjet tjera:

-Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e diasporës,

-Marrëveshja për Statusin e Pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës (SOFA),

-Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes për realizimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor,

-Memorandum për Bashkëpunim në Sektorin Energjetik,

-Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e turizmit,

-Memorandum për Bashkëpunim në fushën e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrësish,

-Marrëveshje për Partneritet ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Administratës për Vetëqeverisje Lokale si partner-lider i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si partner për menaxhim me grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322, në kuadër të programit IPA Kosovë – Maqedonia e Veriut 2014/2020,

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës dhe

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës. 

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm