E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Kosova, Bosnja e Mali i Zi dalin me deklaratë të përbashkët pas takimit në New York

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.

Të tri shtetet kanë refuzuar së fundmi iniciativën e Open Ballkanit që është iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia. Së fundmi tensione ka pasur në Malin e Zi, me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në këtë shtet, ndërsa që katër ditë janë bllokuar pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë e Bërnjak, nga protestues serbë të veriut të Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.

Artikuj të ngjashëm