E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

“Kosova bën teori konspiracioni”, Kurti i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk e di për çfarë po flet

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është dëshmuar që Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

Unë nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. A e keni pyetur për cilën teori është fjala. Nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. Unë po u them qëndimin tim.

tha Kurti

Në konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, Kurti e tha shkurt se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

U konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe i thellë që të mos ketë nevojë për variantet e tjera alternative.

tha Kurti

Orë më parë, gjatë konferencës për media me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama e ka kritikuar Kosovën për mospërkrahjen e Ballkanit të Hapur, me arsyetimin se po përdorë teori konspirative./Observeri/

Lexo edhe: Kurti: Serbia duhet të ndryshoj kushtetutën e saj, jo Kosova

Artikuj të ngjashëm