E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Kosnett: Amerika nuk do e braktisë Kosovën siç ka bërë me Afganistanin.

- Advertisment -spot_img

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se Kosova dallon shumë nga Afganistani. Sipas tij, mund të nxirren mësime nga situata atje.

Sipas ambasadorit, njëri prej tyre është korrupsioni, ku qytetarët në Afganistan konsideronin se Qeveria nuk po punonte mjaftueshëm për qytetarët e rëndomtë.

Kosova dallon shumë nga Afganistani, por mendoj se këtu nxirren disa mësime të rëndësishme. Së pari, njerëzit do të shkruajnë libra, me siguri me shekuj, rreth asaj se çka ndodhi në Afganistan, pse ra Qeveria në Afganistan? Por mendoj se janë dy mësime të rëndësishme për Kosovën. E para, korrupsioni.

tha ai

Dallimi sipas tij është se Kosova ka zgjedhur që përmes zgjedhjeve demokratike ka vendosur të bëjë ndryshim për luftim të korrupsionit.

Kosnett theksoi se Amerika nuk do e braktisë Kosovën siç ka bërë me Afganistanin.

Ai shtoi se ka një pajtim të madh mes aleatëve që KFOR të rrijë këtu pasi e konsiderojnë se luan rol të rëndësishëm në ruajtje të stabilitetit.

Jo nuk do e braktisë. Por, më lejoni t’ju përgjigjem më gjerësisht. Besoj se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në mesin e aleatëve tanë në NATO, ka mbështetje të fortë për të mbajtur KFOR-in. Ky është një aspekt. Por, KFOR-i nuk është vetëm dhuratë për Kosovën. Një ndër fushat e pakta ku njerëzit në Serbi dhe në Kosovë duket se pajtohen është se KFOR-i luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të të dy vendeve

ka thënë Kosnett.

Lexo edhe: Kosnett: Albin Kurti nuk është anti-Amerikan

Artikuj të ngjashëm