Koreja e Veriut ka rivendosur linjat e komunikimit me Jugun, disa muaj pasi ndërpreu linjën telefonike ndërkufitare.
Ky veprim vjen disa ditë pasi lideri i vendit Kim Jong-un tha se ishte i gatshëm të rivendoste komunikimin.
Sidoqoftë, Pheniani tha gjithashtu se rivendosja e marrëdhënies së tyre varej nga “qëndrimi i autoriteteve të Koresë së Jugut”.
Koreja e Veriut gjithashtu ka shtuar kohët e fundit testet e saj ushtarake.
Ajo ka lëshuar katër raketa në më pak se një muaj – një shenjë se nuk ka ndërmend të ngadalësojë zhvillimin e armëve.
Të hënën në mëngjes, Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut tha se zyrtarët nga të dy koretë shkëmbyen thirrjen e tyre të parë telefonike që nga gushti./observeri/