E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Konjufca priti në takim Elisa Spiropalin, u dakorduan për fuqizim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca priti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli Spiropalit përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral.

Në takimin e përzemërt, kreu i Kuvendit dhe ministrja Spiropali u dakorduan se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror.

Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj.​ /observeri/

Lexo edhe: Ehat Miftaraj thotë se të gjitha subjektet politike duhet ta mbështesin Kurtin në vendosjen e reciprocitetit me Serbinë

Artikuj të ngjashëm