E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Konjufca-Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës, të panegociueshme

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u tregua i prerë në takimin me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Fokusi i bisedës ishin ecuria e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë.

Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë. 

citohet te kete thene Konjufca, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të parlamentit.

Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Diplomati i BE-së do të takohet edhe me krerë të partive politikë në vend ndërsa pasdite edhe me drejtues të Dhomës Ekonomike të Kosovës. Një ditë më parë, Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën europiane të rajonit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm