E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Konjufca kërkon përkrahjen e Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq.

Me këtë rast, ambasadorja Benedejçiq konfirmoi angazhimin e vendit të saj në fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, si dhe vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në procesin e integrimit euro-atlantik.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi i uroi suksese ambasadores sllovene, e njoftoi atë lidhur me angazhimet e Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.

Konjufca kërkoi nga shteti Slloven që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe ta ndihmojë në rrugën integruese për në BE.

Duke çmuar lart bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve dhe duke shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, kryekuvendari Konjufca theksoi se pret nga Sllovenia, shtet i cili aktualisht kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe ta ndihmojë në rrugën integruese për në BE.

thuhet ne njoftimin e faqes zyrtare te Kuvendit te Kosoves
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Artikuj të ngjashëm