E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Konjufca: Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që ska mikroçipa në vaksina

- Advertisment -spot_img

Kryeparlamentari Glauk Konjufca duke komentuar hezitimin e disa qytetarëve për tu vakisnuar, tha që kemi ardhur deri në pikën ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që ska mikroçipa në vaksina.

Sipas tij jemi shteti i vetëm në botë që e quam punën deri këtu.

Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane është detyruar të lëshojë deklaratë zyrtare që nuk ka mikroçipa në vaksinë. Askund në botë, as në Afrikë nuk e besoj që ka pasë deklaratë ku thuhet “qytetarë të nderuar mos u tutni se nuk ka çipa”.

Glauk Konjufca – Kryeparlamentar

Ai tutje foli për vaksinimin dhe mentalitetin e qytetarit.

Në parim, i përkas mentalitetit politik që qytetari e ka fajin më së paku në këtë situatë. Ka edhe njerëz që refuzojnë të vaksinohen pra nuk i besojnë vaksinës. Së paku me arrit 70 për qind mi vaksinu ata që dojnë. Ka shtete në të cilat kur u zgjedh VV-ja si qeveri, kishte shtete që e kishin filluar vaksinimin. E kujt është kjo përgjegjësi? Ne nuk e kishim kontraten e vaksinave.

Përfundoi Konjufca

/observeri/

Lexo edhe: Lajçak ndahet i kënaqur me takimet me opozitën në Kosovë

Artikuj të ngjashëm