E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Komuna kërkon nga banorët e Hencit të mos e përdorin ujin e puseve

- Advertisment -spot_img

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovë kanë kërkuar nga banorët e fshatit Henc që të mos e përdorin për pije ujin e puseve derisa të dalin rezultatet e mostrave që i ka marrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Njoftohen të gjithë qytetarët e fshatit Henc se IKSHPK ka marrë mostrat e ujit të puseve për analiza kimiko-bakterologjike, prandaj ju bëjmë apel qytetarëve që të mos e përdorin këtë ujë për pije deri në shpalljen e rezultateve nga IKSHPK. Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin uebfaqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKSHPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë.

Zyrtarër komunal të Fushë-Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nëpërmjet një njoftimi të ditës së djeshme ka thënë se pas vizitës së ekipit të përbërë nga Drejtoria teknike e KRU “Prishtina” sh.a. së bashku me IKSHPK dhe Departamentin për kualitetin e ujit – laboratori i KRU “Prishtina”, në shoqërim të stafit të NJOU Fushë-Kosovë është identifikuar vatra prej ku kishte depërtuar uji nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes në rrugën “Avdyl Henci”.

Vatra prej ku është vërtetuar se uji ka hyrë nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes gjendet në rrugën ‘Abdyl Henci’ rrugica ‘Ara e Madhe’ në fshatin Henc. Për fat të keq, si pasojë e moskujdesit të banorëve në instalime joadekuate të sistemeve të tyre private, ka raste kur paraqiten rreziqe të tilla, mirëpo falë intervenimit të shpejt e shumë profesional të KRU ‘Prishtina’ nën monitorimin e IKSHPK – sektori i ujit për pije, kemi arritur të lokalizojmë shpejt dhe të zgjedhim këtë problematikë.

Thuhet tutje në njoftim

/observeri/

Lexo edhe: Von Cramon sheh Kosovën dhe Serbinë si çështje të ndara

Artikuj të ngjashëm