E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Komshiq largohet nga intervista pasi gazetari mohon gjenocidin e Srebrenicës

- Advertisment -spot_img

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka ndërprerë intervistën me agjencinë serbe Tanjug, pasi gazetari që po intervistonte tha se nuk pranon verdiktin se në Srebrenicë ka pasur gjenocid.

Gjenocidi është gjenocid nuk kemi çfarë të diskutojmë. Nëse duam të manipulojmë është tjetër. Por gjenocidi është gjenocid. E ka thënë Gjykata Ndërkombëtare këtë.

Zhelko Komshiq – Anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës

Gazetari ka thënë se janë shkaktuar krime të rënda nga gjitha palët.

Mirëpo Komshiq ka thënë se nuk bëhet fjalë për krime të rënda, por për gjenocid.

Pasi gazetari ka thënë se nuk pajtohet me atë verdikt, Komshiq është ngritur dhe i ka thënë ta bëjë këtë intervistë me dikë tjetër./observeri/

Lexo edhe: Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, flet infektologu Ilir Tolaj

Artikuj të ngjashëm