E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Koloneli i ushtrisë së Guinesë tha se ushtria ka marrë nën kontroll e shtetin

- Advertisment -spot_img

Një kolonel i ushtrisë së Guinesë ka marrë nën kontroll televizionin shtetëror të dielën dhe ka deklaruar se Qeveria e presidentit Alpha Conde ka rënë dhe se kufijtë e shtetit në perëndim të Afrikës janë mbyllur, raporton Koha, transmeston Observeri.

Njoftimi në televizionin shtetëror ka ardhur pak orë pas të shtënave me armë në afërsi të pallatit presidencial.

Pas kapjes së valëve të transmetimit, ushtarët kryengritës u zotuan për të rivendosur demokracinë dhe i vuan vetes emrin: Komiteti Kombëtar i Mbledhjes dhe Zhvillimit.

Koloneli Mamadi Doumboya u ul me një flamur të Guinesë, ndërsa kishte disa ushtarë rreth vetes, ndërsa lexoi deklaratën ku thuhej se detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin e vet.

Ai nuk ka përmendur vendndodhjen e Condes dhe nuk ka bërë të ditur se ku ishte udhëheqësi 83-vjeçar gjatë sulmit të së dielës. Popullariteti i Condes ka rënë kur ai kërkoi një mandat të tretë vitin e kaluar, duke thënë se kufizimi i mandateve nuk vlen për të.

Doumbouya, që udhëheqës njësitin special në ushtri, ka thënë se po vepron në interesin më të mirë të shtetit me 12.7 milionë banorë. Ai ka thënë se nuk është bërë përparim i mjaftueshëm politik që nga pavarësia nga Franca në vitin 1958.

Ai shtoi se pas 72 vjetëve është koha për zgjim./observeri/

Artikuj të ngjashëm