E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Koloneli i FSK-së që refuzoi 30 mijë dollarë dëmshpërblim nga Japonia

- Advertisment -spot_img

Kishte qenë vera e vitit 2010, kur pjesëtari i FSK-së, Ejup Maqedonci, që prej vitesh kishte komanduar me Njësinë e Kërkim Shpëtimit, kishte shkuar në Osaka të Japonisë për një trajnim 4-mujor, për menaxhimin e operacioneve të kërkim shpëtim.

Që në ditët e para, teksa po lëshohej me litar nga lart me një peshë të rëndë nga pajisjet, kishte rënë më rëndshëm se sa duhej në tokë. Me këtë rast, Maqedonci kishte lënduar miniskusin e njërës këmbë.

Të shqetësuar, nikoqirët e trajnimit, autoritetet japoneze të Ministrisë së Jashtme, i kishin ofruar një dëmshpërblim prej 30.000 dollarësh dhe mjekim falas, përpara se të kthehej në shtëpi.

Mirëpo, Ejup Maqedonci, kishte refuzuar ta pranonte dëmshpërblimin e ofruar dhe nuk kishte pranuar ta ndërpriste trajnimin e të kthehej mbrapsht në Kosovë.   

Ky qëndrim i tij, ishte parë me admirim nga zyrtarët japonezë, të njohur për kulturën dhe mentalitetin e tyre të veçantë, të cilët të mbështetur edhe në këtë qëndrim të Maqedoncit, e kishin caktuar atë në krye të grupit të ushtarakëve ndërkombëtarë nga 8 vende të ndryshme dhe e kishin përfshirë në planifikimin e skenarëve të ushtrimeve.

Kohë më pas, Maqedonci do të kryente edhe dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në ShBA, ndërsa sot, ai mban gradën e kolonelit dhe drejton departamentet e trajnimit dhe operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Kolonel Ejup Maqeonci kishte nisur karrierën e tij prej ushtaraku më 1998, si luftëtar lirie në UÇK, ku ishte caktuar komandant batalioni. Gjatë luftës së Kosovës, 1998-99, Ejup Maqedonci – Uki, kishte operuar në fshatra të Prishtinës, që atë kohë ishin organizuar në Zonën Operative të Llapit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lexo edhe: Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm